Qeveria ka marrë vendim që të emëroj në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Autoritetit Civil të Kosovës, Bujar Ejupin, raporton Ekonomia Online.
Kabineti qeveritar ka votuar propozimin e ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashit.
“Propozoj që zoti Bujar Ejupi të emërohet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Autoritetit Civil të Kosovës”, tha Abrashi.
Qeveri ka marrë vendim edhe për emërimin e disa sekretarëve nëpër ministri.
Ministri Abrashi gjitha propozoi që Izedin Bytyqi të emërohet sekretar në ministrinë e Infrastrukturës.
“Duke marr parasysh performancën e zotit Izedin Bytyqi kërkoj nga ju për caktimin e tij si sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës”.
Përderisa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Keasniqi propozoi që sekretari i përhershëm i i MTI-së të kthehet në pozitën që ka pasur.
“Sekretari i përgjithshëm i MTI, i vendosur si staf tepricë duhet të kthehet dhe të vazhdoj punën në MTI, pasi pushojë arsyet për tepricë”.
Poashtu me propozim të ministrit Agim Veliu u vendos që Lulzim Ejupi, të jetë sekretarë i përgjithshëm i ministrisë se Punëve të Brendshme, raporton EO.
“Në ministri të Brendshme propozimi ynë ka bazë ligjore, për ricaktimin e Lulzim Ejupit”.