Qeveria e Kosovës ka refuzu vaksina AstraZeneca donacion nga Republika Çeke dhe Polonia, sepse thjesht nuk ka besu në produktin e Oxfordit, tue qenë vet viktimë e konspiracioneve se kinse kjo vaksinë shkakton mpiksjen e gjakut!?
Kjo âsht Qeveri bestyte – t’bamesh e hajmalishë – që nuk i beson shkencës, sepse ka ardhë në pushtet përmes Fake News (lajmeve të rrejshme) dhe popullizmit.
Kjo âsht vërtet Qeveri popullore, kundër shkencore e që beson në komplote.
Ministri Arben Vitia dëshmoi plgështinë e sistemit kur tha se kishin dro se nuk mund të administroheshin dhe mund të skadonin!?
Dëshmi për këtë, pos refuzimit të këtyne donacioneve që e pranoi Vitia, âsht edhe mungesa totale e fushatës vetëdijësuese nga ana e Ministrisë dhe Institutit kombëtar të shëndetit publik, që Astra Zeneca âsht ndër vaksinat ma efektive dhe e pranueme nga OBSH dhe Agjencia Evropiane e Barnave, sëkëndejmi Qeveria hodhi 133 mijë doza të kësaj vaksine sepse u skadoi afati i përdorimit.
Ndërsa tash e dhetë ditë, mesatarisht 30 familje në ditë qajnë të dashtunit e tyne t’dekun!?