Qeveria britanike do t’u paguajë rrogën të gjithë atyre që kanë humbur vendet e punës nga Coronavirusi

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e Britanisë së Madhe të cilët nuk mund të bëjnë punët e tyre si rezultat i pandemisë së Coronavirusit do të kenë deri në 80 për qind të pagave të tyre të mbuluara nga qeveria, kështu ka njoftuar sekretari i Thesarit, Rishi Sunak gjatë prezantimit të masave për të zbutur efektet nga pandemia.

Qeveria do të mbështesë punëtorët duke paguar deri në 80 për qind të pagave të tyre – dhe deri në 2,500 stërlina per në muaj – për të parandaluar kompanitë që janë duke luftuar të paguajnë pagat për të hequr dorë nga njerëzit.

Kjo masë vjen pasi Sunak njoftoi një paketë stimuluese prej 400 miliardë dollarësh në ndihmë të bizneseve të vogla që janë të goditura fort.

Gjithashtu, kryeministri Boris Johnson ka urdhëruar të gjitha kafenetë, baret, restorantet dhe baret nëpër Britani të Madhe që të mbyllen si dhe ka propozuar ndryshime për klubet e natës, palestrat dhe qendrat sportive të prekura gjithashtu.

Kreditë për ndërprerje të biznesit gjithashtu do të jenë pa interes për 12 muaj dhe jo gjashtë muaj siç u deklarua më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme