Ekzekutivi ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen graduale të kontrollove në kufirin e përbashkët, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa paraqiti avantazhet që sjellë kjo marrëveshje.
“Marrëveshja mundëson lëvizjen e lirë të të huajve, sigurohet që palët të trajtojnë kërkesat për azil dhe shkëmbimi i informatave për lëvizjen e azil kërkueseve”, tha Mustafa.