Agjencia serbe e lajmeve Tanjug sot gjatë ditë raportoi se zv/kryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq do ta zëvendësojë kryeministrin Haradinaj në samitin e Londrës.
Por një gjë të tillë e ka mohuar Donjeta Gashi, zëdhënëse në qeverinë e Kosovës.
Gashi ka thënë për lajmi.net se Haradinaj do të jetë personi kryesor që do t’i prezantojë projektet në këtë samit.
Ka deklaruar tutje që Jevtiq mund të jetë pjesë e delegacionit, por jo si zëvendësues i Haradinajt.
“Jo nuk është e vërtetë, kryeministri do të jetë personi kryesor që do të prezantoje projektet. Ai mund të jetë vetëm pjesë e delegacionit”, ka thënë Gashi.
Ndryshe Samiti në Londër organizohet nga Banka për RIndërtim dhe Zhvillim.