Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti të enjten në takim kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agim Bërdyna, u bisedua për çështje të shumta të nivelit lokal, por prioritet ishte fuqizimi i zhvillimit ekonomik, sektorit të bujqësisë, arsimit, fusha këto të cilat në të ardhmen do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Komunës së Istogut.
Zëvendëskryeministri Kelmendi e njoftoi kryetarin Rugova se në ditën në vijim do të vizitoj Komunën e Istogut, për të parë nga afër projektet zhvillimore si dhe për t’i ofruar përkrahjen e Qeverisë në zhvillimin e mëtutjeshëm.