Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Qeveria e Kosovës do të mbështesë dy mijë vende pune në katër komunat në veri të vendit.
Ministri Murati së bashku me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq janë takuar sot me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ku edhe është prezantuar masa e punësimit për qytetarët e komunave veriore.
Ai në Facebook tha se Qeveria do të mbështesë dy mijë vende pune në katër komunat veriore, derisa tha se bizneset ekzistuese dhe ato rë teja do të përfitojnë nga masa e subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj, për secilin punëtor të ri që e punësojnë sipas kritereve të përcaktuara me vendim.
Derisa Murati theksoi se të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna e që janë të papunë, mund të shkojnë të regjistrohen në Zyren e Punësimit si punëkerkues dhe në rastin e parë të krijuar, do t’u ofrohet një ofertë pune në njërin nga bizneset e interesuara.
“Qeveria do të mbështesë dy mijë vende pune në katër komunat veriore Sot bashkë me kolegun tim, Ministrin Nenad Rasic, ishim për vizitë në Leposaviq dhe takuam Kryetarin e Komunës Lulzim Hetemi, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punëve. Arsye për vizitën ishte lansimi i masës për mbështetjen e punësimit të 2,000 punëkërkuesve që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e Veriut. Të gjitha bizneset ekzistuese, por edhe ato të reja që nisin aktivitetin e tyre në njërën nga katër komunat në veri të vendit, do të mund të përfitojnë nga masa e subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj, për secilin punëtor të ri që e punësojnë sipas kritereve të përcaktuara me vendim. Në anën tjetër, të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna e që janë të papunë, mund të shkojnë të regjistrohen në Zyren e Punësimit si punëkerkues dhe në rastin e parë të krijuar, do t’u ofrohet një ofertë pune në njërin nga bizneset e interesuara”, shkroi ai