Qeveria e dëshpëruar në luftën me kanabisin në Shqipëri

Prishtinë | 01 Pri 2017 | 09:23 | Nga

Për të parandaluar kultivimin e kanabisit, plani i veprimit i Policisë së Shtetit parashikon punësim, madje edhe ndihmë ekonomike për familjet në nevojë, të konsideruara me risk për mbjellje apo punësimin në parcela e kapanone droge.

Në strategjinë 3-vjeçare parashikohet edhe ndërtimi i shtëpive të fermerëve të varfër, si dhe shkollimi i fëmijëve të tyre për të parandaluar kultivimin e drogës.

Në Shqipëri është evidentuar një sipërfaqe prej 20 mijë hektarësh tokë, e cila ka rrezik të lartë që të mbillet me hashash.

Për të ulur këtë risk strategjia propozon 14 masa ekonomiko-sociale për trajtimin e banorëve përreth këtyre zonave. Masat fillojnë që me nxitjen e vetëpunësimit për fermerët në zonat me risk. Qeveria do të zgjerojë skemat e financimit për të hapur vende pune në fshat, ndërsa fermerët që nuk mund të angazhohen në programet e vetëpunësimit do të marrin ndihmë ekonomike.

Fëmijët e familjeve të varfra që jetojnë në zonat e thella do të arsimohen në qendra urbane me shpenzime të shtetit. Ndërsa tekstet shkollore do të shpërndahen falas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme