Qeveria e Gjibraltarit do të ofroj kurse mësimore për kriptovalutat

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Gjibraltarit në bashkëpunim me Universitetin e Gjibraltarit ka krijuar një grup këshillimor të fokusuar në zhvillimin e kurseve arsimore që lidhen me teknologjinë Blockchain.

Grupi i Teknologjive të Reja në Arsim (NTiE) thuhet se është një iniciativë e përbashkët midis qeverisë, Universitetit të Gjibraltarit dhe një numri të firmave kryesore të teknologjisë që janë në vend. Pas zgjerimit të teknologjive të reja në Gjibraltar, NTiE do të trajtojë kërkesën për shkathtësi të reja që lidhen me sektorin privat dhe atë qeveritar.

Kurset të cilat pritet të fillojnë brenda këtij viti, do të mbështeten nga “kontributi i rëndësishëm” i lojtarëve të industrisë që janë në proces të licencimit nga Komisioni i Shërbimeve Financiare të Gjibraltarit.

“Sigurimi i qasjes në kurse inovative me kontribute të ekspertëve nga ata që përdorin këtë teknologji në sektorin privat është një komponent jetik në zhvillimin e një komuniteti tregtar të qëndrueshëm në Gjibraltar”, deklaroi Gilbert Licudi, këshilltar në Universitetin e Gjibraltarit, përcjell Telegrafi.

Në kuadër të nismës, universiteti do të njoftohet se do të zhvillojë dhe rrisë ekspertizën në teknologjitë e reja, duke përfshirë DLT-në, kodimin dhe kontratat e zgjuara, më pas duke lëshuar një Certifikatë Profesionale të Kompetencës brenda kësaj zone.

“Fillimi i grupit këshillues të NTiE do ta fokuson Gjibraltarin si një qendër për teknologji të reja, pas njoftimit në muajin janar 2018 se Gibraltari do të ishte vendi i parë në nivel botëror që do ta zbaton legjislacionin rreth Teknologjisë së Distribuar të Ledger (DLT)”, deklaroi qeveria.

Një studim i Coinbase i kryer në muajin gusht 2018 tregon se kurset që lidhen me teknologjinë Blockchain dhe kriptovalutat janë më të popullarizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme