Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë se ka gabuar rëndë në veri dhe të kthejë në punë policët e gjyqtarët serbë

Prishtinë | 11 Pri 2023 | 19:16 | Nga Sali Rexhaj

Opinioni në Kosovë krejt vëmendjen e ka drejtuar kah gjykimi i Thaçit me shokë në Hagë, gjë të cilën po e shfrytëzon Qeveria e Kosovës që të vazhdojë me keqeqeverisje.

Është koha që të marrë fund loja e Qeverisë në Veri, pasi është e qartë se kjo lojë tani e dy vite po shkon në favor të Serbisë.

Duhet sa më parë të kthehen policët nga Veriu, dhe atje të rikthehen në punë policët, prokurorët e gjykatesit serbë dhe qeveria ta pranojë se ka gabuar rëndë dhe po e rrezikon sigurinë e Kosovës e aleatëve tanë pa nevojë.

Gjithë këto aksidente te shkaktuara në Veri na kushtuan shumë rëndë, sidomos me pranimin e një marrëveshje pa njohje dhe shumë të favorshme për Serbinë.

Do të ishte mirë që pas gjithë këtyre dështimeve në të gjitha fushat, si dhe shkeljen e të gjitha premtimeve, parimeve e kauzave, vendi të shkojë ke zgjedhje të jashtezakonshme dhe të ndalet ky trend i dështimeve në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.

Të ngjashme