Qeveria e Kosovës duhet të ristrukturojë kabinetin dhe të kthejë disa ministri

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës duhet të ristrukturojë kabinetin dhe shtrijë siç duhet qeversjen sektoriale:

  • Të kthehet Ministra e Integrimeve Evropiane
  • Të kthehet Ministria e Ambienitit e cilat duhet te ristrukturohet dhe fuqizohet per t’u marrë me zhvillimin e politikave dhe projekteve per mbrojtjen e ambientit dhe Agjendat e të ardhmes (Gjelbërt)
  • Të rikthehet Ministra e Adminstrtratës Publike dhe bëj e bartë reformat e rëndësishme
  • Të ndahen politikat financiare nga to të shërbimeve sociale dhe të punës
  • Të vendoset drejt inovacioni dhe zhvillimi

Sa më herët më mirë. Nëse dikush mendon për përafrim me BE-në apo procesin e përgatitjes për aplikim për statusit e kandidatit për anëtarësim në BE, duhet sa më parë të bëjë këto ndryshime.

Këto edhe do të kerkohen në mënyrë eksplicide nga BE-ja nëse Kosova i bën kërkëse për aplikim.

Prandaj një ristrukturim i tillë e lejon qeverinë të bëjë punën më mirë, sektorët të forcohen e politikat integruese të zvhillohen më mirë!

Të ngjashme