Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan Bono Thesari 12 mujore në vlerë nominale 30 milionë euro.
Fondet e huazuara përmes këtij ankandi do të përdoren për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara më parë, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.
Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 43.15 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro.
Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.27% vjetore.