Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Bonove të Thesarit

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 15:48 | Nga

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Bonove të Thesarit KV016-16 i cili u mbajt më 11 tetor 2016, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 3 mujor në vlerë nominale 10 milionë euro. Shuma e ngritur në këtë ankand do të shërbej për ri financimin e Bonove 3 mujore të emetuara paraprakisht.

Në këtë ankand të Bonove të Thesarit, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 26.30 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë Euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.09% vjetore. Kërkesat e larta për blerje të Bonove të Thesarit tregojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë buxhetore dhe financiare në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme