Qeveria e Kosovës ka pasur sulm kibernetik ku si pasojë institucionet e qeverisë kanë mbetur pa internet, por nuk ka depërtuar në infrastrukturës e rrjetit kompjuterik shtetëror
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thëmë se që nga 4 shtatori janë duke u përballur me problem teknike me shërbimin e internetit në Institucionet.
Kryeziu ka thënë se shkaktari i këtë problem është sulmi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës të ciline kanë identifikuar sipas tij ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm.
“Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
“Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës”.
Më tej ai ka njoftuar se Ekipi i Sigurisë Kibernetike së bashku Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, kanë marrë masat e nevojshme me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik.
Kryeziu ka përfunduar duke thënë se shërbimet e interneti janë kthyer dhe ueb faqet janë duke funksionuar dhe është duke u monitoruar nga Ekipi i sigurisë kibernetike.