Qeveria e Maqedonisë së Veriut jep 100 mijë euro për Shqipërinë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Nga Qeveria Maqedonase gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura.

Të ngjashme