Qeveria e Izraelit duket se i ka mbijetuar rrëzimit të mundshëm, pasi një partner kyç ka tërhequr kërcënimin për t’u larguar nga koalicioni, çka do të rezultonte me zgjedhje të parakohshme.
Naftali Bennett, nga Partia, Shtëpia e Hebrenjve, pati bërë me dije se do të largohet, mirëpo të hënën ka deklaruar të kundërtën.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbajtur takime me ministrat e kabinetit të tij së fundmi, ashtu që të mbajë të bashkuar koalicionin.
Kriza në këtë vend ka nisur pasi ministri izraelit i Mbrojtjes ka dhënë dorëheqje, meqë ka kundërshtuar një armëpushim të Izraelit dhe militantët në Gaza.
Bennett pati thënë se do ta tërheqë partinë e tij nga koalicioni përveç rastit kur ai do të emërohet ministër i Mbrojtjes.
Mirëpo këtë rol aktualisht është duke e mbajtur vetë kryeministri Netanyahu.