Përderisa zyrtarët qeveritarë sa thonë se është ende herët për të vendosur për këtë çështje, herën tjetër këtë e lidhin me koincidencë shtetërore.
Ata që kanë qenë pjesë e proceseve midis UNESCO-s dhe Kosovës konsiderojnë se duhen përgatitje të mëdha.
Në vitin 2015, sherri i tri votave, Kosova nuk arriti të marrë besimin e Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë anëtarja e 196-të e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturës.
Në planin e punës së Qeverisë për këtë vit figuron edhe përgatitja për të aplikuar për anëtarësim në Bashkim Evropian, por jo edhe ajo për UNESCO.
“Nuk ka një vendim për të aplikuar në asnjë organizatë dhe është herët”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Por, pasi Hoxhaj është pyetur nga gazeta, nëse kjo do të thotë se shteti nuk planifikon të aplikojë këtë vit pasi duhet kohë për përgatitje, ai ka ndërruar qëndrimin. “Kemi mjaft kohë. A aplikojmë, a jo, është çështje e konfidencës shtetërore”, ka shtuar ai. (Koha Ditore)