Qeveria e re teknike, Xhaferi: Do t’i mbajmë lidhjet me BE-në, NATO-n dhe ShBA-në

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur para deputetëve sot në Kuvend, ka përmendur politikat që do t’i ndjekë për këto 100 ditë sa do të jetë në krye të ekzekutivit.

Ai ka thënë se sundimi i të drejtës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet politika qendrore dhe strategjike të qeverisë së tij. Pos kësaj Xhaferi ka theksuar se puna e qeverisë do të zbatohet në disa parime.

“Puna e qeverisë do të zbatohet në këto parime: respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë së Veriut, përgatitja dhe zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, të lira dhe konkurruese në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian”, është shprehur Xhaferi, transmeton Klan Kosova.

“Mbajtjen e shkallës së lartë të dialogut, transparencës dhe llogaridhënies. Mbajtja e avancimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike, kohezionin dhe stabilitetin e brendshëm dhe integrimin, e suksesshëm euroatlantik”, ka thënë Xhaferi.

Të ngjashme