Kryetari i Trupit Koordinues për Serbinë e Jugut, Zoran Stankoviq vizitoi sot komunën e Preshevës, ku u takua me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe bisedoi me përfaqësuesit e kësaj komune për herë të parë pas zgjedhjeve.
Stankoviq u premtoi bashkëbiseduesve se Qeveria e Serbisë do t’i marrë parasysh të gjitha kërkesat e kësaj komune dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.