Qeveria e Shqipërisë e miraton aderimin në Bordin e Paqes për Gazën

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Qeveria ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se nesër do të zhvillohet seanca plenare e posaçme për ratifikim.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Në një reagim publik, Rama e cilësoi këtë ftesë si një moment historik dhe dëshmi të rritjes së rolit dhe respektit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme