Qeveria emëron borde të përkohshme për Telekomin dhe Trepçën

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 15:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e radhës Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e katër drejtor të përkohshëm në Telekomin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Të emëruarit kanë mandat gjashtë mujor dhe janë: Genc Rraci, drejtor i bordit, Naim Maloku, Luljeta Elezi dhe Terki Shala.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka propozuar 4 kandidatë për bordin e përkohshëm në Telekomin e Kosovës.

“Si ministre propozoj qeverisë një bord të përkohshëm në Telekomin e Kosovës. Ky propozim është në përputhje të Kushtetutës dhe pres për miratim”.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është votuar edhe bordi i përkohshëm mbikëqyrës i drejtorëve të “Trepçës”.

Në përbërje të këtij bordi do të jenë: Sylejman Hyseni, Bahri Hyseni, Shyqri Kelmendi dhe Shyqri Sadiku, raporton EO.

Bordi u miratua pas propozimit të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Të ngjashme