Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për krijimin e grupit punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizim të vizave, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar emrat e anëtarëve të këtij grup duke kërkuar miratimin e grupit punues.
“Kërkoj të aprovohet kërkesa për krijimin e grupit punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizim të vizave me personat Selim Selimi kryesues, Rejhane Vuniqi anëtare, Lirak Qelaj anëtar, Altin Ademi anëtar, dhe Dardan Koqani anëtar”, tha Haradinaj.