Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Koordinator Nacional për zbatimin e strategjisë për parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, raporton Ekonomia Online.
Ministri i MPB-së Agim Veliu ka thënë se është e nevojshme të emërohet koordinatori nacional për parandalimin e ekstremizmit.
“Një ndër strategjitë e rëndësishme është strategjia për parandalimin e ekstremizmit she terrorizmit”.
“Në mënyrë që të procedojmë me punën është e nevojshme të emërohet koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit”.