Gjykata kushtetuese në Francë, ka lejuar që qeveria franceze të shfrytëzojë rrjetet sociale, për të skanuar llogaritë e ndryshme, në përpjekje të gjejë mashtrime të ndryshme me taksa apo shkelje tjera ekonomike.
Zyrtarët doganorë dhe tatimorë, do të lejohen të rishikojnë profilet, postimet dhe fotografitë e përdoruesve, për dëshminë e të ardhurave të panjohura.
Rregullat e reja, janë pjesë e një ligji më të gjerë për ndryshimin e kontrollit mbi taksa, të miratuar javën e kaluar.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe autoriteti francez për mbrojtjen e të dhënave, kanë shprehur shqetësim për këto masa.
Në aktvendimin, gjykata pranoi se privatësia dhe liria e shprehjes së përdoruesve mund të komprometohen, por gjithçka do të jetë e mbrojtur si pjesë e legjislacionit.
BBC raporton se Ministri i Buxhetit, Gérald Darmanin i ka quajtur rregullat e reja si “një mjet më shumë për të luftuar mashtrimin”.
“Nëse thoni se nuk jeni banor fiskal në Francës dhe vazhdoni të postoni fotografi në Instagram nga Franca, mund të jetë një problem”, tha Darmanin për gazetën Le Figaro.
Autoritetet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, konsiderojnë se vetëm postimet publike mund të përdoren si dëshmi, por jo edhe materialet që janë të mbrojtura me fjalëkalim.
Ky projekt për zbulimin e mashtrimit me taksa, është duke u testuar në tri vitet e fundit dhe është treguar shumë i suksesshëm. /Telegrafi/