Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi tha se Kosova ka përfituar mbi 72 milionë euro mbështetje nga Qeveria gjermane, prej të cilave mbi 34 milionë në formë granti, përcjell Ekonomia Online.
“Sot nënshkruam marrëveshje protokolli në kuadër të Marrëveshjes Kornizë të Bashkëpunimit Ekonomik me Qeverinë Gjermane për mbështetje të Kosovës, në vlerë 72.1 milion euro, prej të cilave 34 milionë grante për periudhën 2020-2021”, tha Krasniqi.
“Qytetarët dhe Qeveria e Kosovës kanë fatin që pranojnë mbështetjen gjermane në konsolidimin e shtetësisë dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm.
Vlera e kontributit gjerman, për 22 vitet e bashkëpunimit tejkalon shumën prej 730 milionë euro”, njoftoi ai.
Projektet që do të marrin mbështetje granti janë 34 milionë euro:
Ndërtimi i kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën,
Trajtimi i mbeturinave për Prishtinën dhe 6 komuna tjera,
Mbështetje për arsimin profesional,
Mbështetje për tregun e punës,
Mbështetje në procesin e anëtarësimit në Bashkim Evropian,
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është kapitalizuar për më shumë se 10 milionë euro, duke mundësuar qasje më të lirë dhe më të lehtë në financa për shumë biznese kosovare.
Projektet prej 37.5 milionë euro si kredi afatgjata me norma të subvencionuara nga Qeveria Gjermane do të financojnë:
Termokosin për ngrohjen e më shumë qytetarëve të Prishtinës nga panelet solare me 24 milion euro,
Zhvillimin e mëtutjeshëm të rrjetit të KOSTT me 13.5 milion euro kredi.