Gjermania ka miratuar një paketë ndihme prej 9.8 miliardë dollarësh amerikanë për kompaninë ajrore Lufthansa.
Kjo ndihmë vjen për përballimin e turbullirave të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.
Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me 100 mijë vende pune dhe do të ruajë pozicionin e përparuar të Gjermanisë në tregun botëror të aviacionit civil.
Gjermania po bisedon me komisionin ekzekutiv të BE-së për kushtet e mundshme, përfshirë mospagimin e dividentit dhe kufizimet për pagesat e manaxhimit.