Pas gati tre muajsh bllokimi politik, Ramush Haradinaj ia ka dalë të zgjidhet kryeministër me minimumin e votave që kërkohen, vetëm 61.
Opozita ka hedhur dyshime për marrëveshjen që i bindi serbët ta votojnë Haradinajn për shef Qeverie, të cilin Serbia e konsideron “kriminel lufte”, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarë të Beogradit kanë thënë se përherë në Kosovë, fati i një qeverie do të jetë në duart e Listës Serbe.
Për të diskutuar rreth programin qeveritar, nga partitë opozitare, të dielën u thirr seancë e jashtëzakonshme, por se ajo u ndërpre, meqë mungoi i tërë kabineti qeveritar dhe deputetët e shumicës.