Qeveria e Ramush Haradinajt mban një rekord të zi. Sikur asnjë tjetër e pasluftës, ajo ka tre ministra që akuzohen për korrupsion ose për krime të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, është i fundit nga ata që u janë ngritur aktakuza. Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar të enjten se ai akuzohet për dy vepra që kanë të bëjnë me abuzim me detyrën zyrtare.
Aktakuza ndaj ministrit Lekajt është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prej nga ai është dhe kryetar i së cilës komunë ka qenë për dy mandate.
Lekaj akuzohet pikërisht për abuzim me detyrën gjatë kohës sa e ka drejtuar Gjakovën. Mbështetur në një reagim që e ka bërë pas publikimit të lajmit për aktakuzën, shkelja e ka burimin tek ndarja e disa subvencioneve. Ministri insiston se ndarja ishte bërë konform ligjit.