Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj që bashkëshortja e ish- presidentit, Ibrahim Rugova, të gëzojë benificione nga shteti, raporton Ekonomia Online
Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin që Fana Rugovës, t’i lejohet transferi i mjeteve financiare në muaj, në vlerë prej 1 mijë euro neto, automjet dhe një drejtues automjeti.