Qeveria në mbledhjen e radhës ka miratuar propozim-vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryesues të Bordit të Rregullatorit për Energji, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, tha se me 15 qershor kanë propozuar kandidatë m ë të suksesshëm dhe i kanë propozuar Kuvendit votimin e tyre.
“Me 15 qershor kemi propozuar listën me kandidatët më të suksesshëm dhe kërkojmë aprovimin e komisionit rekomandues me kandidatët e suksesshëm ku më pas do zgjidhet në Kuvend me vota të fshehta”, tha Lluka.