Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për vazhdimin e mandatit të kryetares së Komisionit për verifikimin e viktimave të krimit, gjyqtares Nesrin Lushta, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votojnë pro këtij propozimi.
Sipas tij, Lushta ka udhëhequr me përgjegjësi këtë komision për katër vjet dhe se ka marrë pjesë në shumë takime e diskutime për këtë çështje.
“Kërkojmë vazhdimin e mandatit të kryetares së Komisionit për verifikimin e viktimave të krimit gjyqtares Nesrin Lushta”.
“…për 4 vjet ka qenë kryetare e komisionit dhe ka dëshmuar se këtë punë e ka bërë me përgjegjësi. Ka marrë pjesë në shumë takime e trajnime në lidhje me këtë çështje”.