Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që t’i vazhdohet mandati drejtorit aktual të përgjithshëm të Policisë Shpend Maxhuni.
Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, ka deklaruar se propozimi për një vendim të tillë është dhënë duke u bazuar në performancën që ka treguar në punë drejtori i Policisë Maxhuni.
Ndërsa, lidhur me këtë kryeministri i vendit Isa Mustafa, tha se e vlerëson lartë punën e Policisë.
“Ne kemi vlerësuar lart punën e policisë dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës, prandaj jemi pajtuar që Maxhuni të emërohet dhe për një mandat tjetër”, tha ai.