Qeveria kërkon leje nga presidentja për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike, e dyta gjatë ditës.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Qeveria ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Për këtë projekt, Qeveria thotë se ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Të ngjashme