Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, është ankuar se Ministria e Transportit ka vendosur leje për kamionët e vendeve të treta që transportojnë mall për në Kosovë.
Sipas tij, kamionët nga Maqedonia nuk paska opsion si të pajisen me atë leje, kurse kamionët nga Serbia po!
Ai ka kritikuar qeveritë, që kurrë nuk kanë pyetur komunitet e biznesit se si i kanë hallet, por sipas tij, vetëm i mbledhin taksat edhe punojnë në dëm tonin nostop!.
Piraj ka treguar se për nevoja të biznesit të vet, ka blerë vetë kamionin, duke shtuar se “për shkak të politikës unë zbrazët do ta qoj kamionin për Gjermani vetëm me marr mall për mua që më del shumë shtrenjtë.
“Ministria e transportit paska vëndos leje për kamionët e vendeve të treta që transportojnë mall për në Kosovë. Shumë mirë!. Kamionët nga Maqedonia nuk paska opsion si të pajisen me atë leje. Kurse kamionët nga Serbia po!Problemi është që unë nuk marr shërbime nga Serbia kurrë. Kështu që unë transport nuk po mundem të gjejë nga Gjermani për në Kosovë për trasnportimin e mishit të pulës. Shpejt shpejt mundem të mbes pa lëndë të parë dhe pa lëndë të parë nuk ka as prodhim!”, ka shkruar Piraj në profilin e vet në “Facebook”.
Ai tutje ka shtuar se ata që kanë pushtet në Kosovë nuk konsultohën me afaristët para marrjës së vendimeve.
“Se di pse të gjithë ata që kanë pushtet në Kosovë kurrë nuk na pyesin neve si komunitet i biznesit qysh i kemi hallet vetëm i mbledhin taksat edhe punojnë në dëm tonin nostop!. Unë edhe blej kamion timim po për shkak të politikës unë zbrazët do ta qoj kamionin për Gjermani vetëm me marr mall për mua që më del shumë shtrenjtë. Kujt mund ti drejtohem njezër të mirë???”, shkroi ai.