Qeveria Kroate bënë thirrje të mbahet distanca sociale edhe pas tërmetit

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fortë ka goditur Kroacinë, konkretisht kryeqytetin e saj, duke shkaktuar dëme dhe panik të përhapur.

Ende nuk raportohet për viktima, shkruan Euroneës.

Epiqendra ishte 7 kilometra (4 milje) në veri të Zagrebit në thellësinë 10 kilometra (6 milje).

Qeveria Kroate nëpërmjet një postimi në Tëitter u bëri thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë të qetë” dhe “të mbajnë distancat sociale”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Zagrebit të cilët dolën pas tërmetit, MBAJENI DISTANCEN! Ne e dimë se jeni të shqetësuar, por mbani në mend situatën në të cilën gjendemi të gjithë. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të qytetit dhe institucioneve përkatëse, por para së gjithash, edhe një herë, MBAJENI DISTANCEN TUAJ! ”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme