Qeveria Kurti e ka ndarë popullin shqiptar në popull të Vetëvendosjes dhe në popullin “tjetër”

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 12:33 | Nga Kimete Berisha

Qeveria ka rënë moralisht. S’ka rënie më të rëndē se kjo…

I ka mbetur vetëm hija e turpit.

Qeveria Kurti duhet të leçitet!

Urgjentisht duhet të ndodh padëgjueshmëria qytetare.

Asnjë politikan i opozitës nuk bën të pranojë të takohet me qeverinë Kurti.

Albin Kurti e ka varrosur moralin.
Albin Kurti e ka turpëruar Kosovën.
Albin Kurti është njeriu i Serbisë.

Qeveria Kurti e ka miratuar vrasjen e shqiptarëve të Mitrovicës…është bashkëvrasëse e shqiptarëve të Mitrovicës.

Neve “Rojat e Urës” na kanë përndjekur nga banesa jonë në Veri.

Qeveria Kurti e ka aprovuar dhe duartrokitur këtë krim!

E ka shpërblyer dhe falenderuar komandantin që me sukses i vrau dhjetëra civilët shqiptarë dhe e udhëhoqi spastrimin etnik – Oliver Ivanoviçin.

Qeveria Kurti e motivon Serbinë për të kryer krime ndaj shqiptarëve!

E josh Serbinë për t’ia mësyrë me ushtri Kosovës.

Qeveria Kurti e ka ndarë popullin shqiptar:
në popull të Vetëvendosjes dhe në popullin “tjetër”!

Qeveria Kurti ka shpresuar në një luftë qytetare mes shqiptarëve.

Qeveria Kurti i ka ushqyer ndjenjat e kriminelëve për të kryer vrasje politike.

Qeveria Kurti i ka kërcënuar me jetë gazetarët!

Në emër të Albin Kurtit jam kërcënuar me vrasje dhe shfarosje familjare.

Albin Kurtin e sollën në pushtet paret e Serbisë!

P.S. LDK dhe PDK duhet të na nxjerrin nga kjo situatë e tmerrshme dhe nga kjo politikë antishqiptare – URGJENTISHT!

Të ngjashme