Qeveria Kurti mban mbledhje elektronike, ndan 10,3 milionë € “për ringjallje ekonomike”

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 128-të, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën ka miratuar:

  • Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës jep mendim lidhur me Nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-158. Qeveria vlerëson nismën në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë mbështetë nismën e propozuar dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka vlerësuar se kjo nismë nuk krijon kosto shtesë buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
  • Vendimin për themelimin e Komisionit për Shtesën e Kushteve Specifike të Punës.
  • Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13 dhjetor 2022 për miratimin e Planit të Veprimit për Zbutjen e Ndikimit të Menjëhershëm Socio-Ekonomik të Krizës Energjetike.
  • Vendimin për miratimin e ekuivalencës së sistemit të vjetër me sistemin e ri të klasifikimit të koeficienteve me qëllim të llogaritjes së pagës bazë për të punësuarit në sektorin publik, sipas Ligjit Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik për të cilët është i nevojshëm procesi i klasifikimit të vendeve të punës.
  • Vendimin për ndarjen e 10,300,000.00 euro për zbatimin e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Të ngjashme