Qeveria në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje elektronike gjatë së premtes.
Përmes një komunikate për media, është bërë me dije se janë marrë 20 vendime.
Mes tyre, Qeveria Kurti ka miratuar edhe nismat për dy marrëveshje me Kroacinë e Hungarinë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
“8.Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
9.Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.