Analisti politik, Bekim Kabashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po rrëzohet nga Qeveria se kishte probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo pse po dëshiron LDK-ja.
Në një shkrim në Facebook, Kabashi ka thënë se Qeveria Kurti nisi të rrëzohej kur Albini zgjodhi si partner BE-në dhe u tregua jobashkëpunuese me SHBA-në.
“Veç një gjë duhet ditur, edhe nuk duhet harru. Sikur mos t’kishte probleme me Amerikën, Albinit nuk do të mund t’ia rrëzonte LDK-ja qeverinë”.
“Albini po e rrëzon vetë qeverinë e tij. Ajo nisi të rrezohej kur Albini zgjodhi si partner BE-ne dhe u tregua jo bashkëpunues me SHBA-në”.
Shkarkimi i Agim Veliut, Kabashi e ka quajtur veprim inteligjent politik i Albinit, edhe pse jo fer.
“Shkarkimi i tij ishte hile, që të mos thuhej se Qeveria Kurti ra shkaku i Amerikës, por shkaku i Agimit e Hashimit”.