Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari e ka shkarkuar nga pozita udhëheqësin e Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Shyqyri Musliu.
Gazeta Blic ka siguruar vendimin e ku shkarkimi i Musliut nga kjo pozitë është bërë dje (21 prill).
Menjëherë pas shkarkimit , ministria Hajdari e ka emëruar në këtë pozitë Fikrie Buzuku Fejza.
Kujtojmë që, ministrja e Ekonomisë por edhe disa ministra të tjerë në Qeverinë Kurti kanë marrë disa vendime për shkarkimin e Bordeve të disa ndërmarrjeve publike si ai i Telekomit, Trepçës, Postës së Kosovës dhe ndërmarrjeve të tjera publike.
Vendime për shkarkim nga pozita, ka pasur edhe nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca i cili përmes disa vendime ka shkarkuar disa konsuj dhe ambasador të Kosovës në vende të ndryshme të botës.