Qeveria e Kosovës nëpërmes një deklarate shtypi bën të ditur se e ka analizuar Raportin e rregullt të BE-së për Republikën e Kosovës i publikuar sot.
Raporti, thekson Qeveria, reflekton stadin e vendit tonë në raport me anëtarsimin e plotë të Kosovës në BE. “Në këtë kontekst, raporti është tregues se në tërësi Kosova ka tepër punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë kurse në veçanti reflekton punën e madhe dhe progresin e madh që është arritur në vitin e fundit. Ky raport është raporti më pozitiv që ka pas Kosova në vitet e fundit, qoftë sa i pëtrket të arriturave konkrete, e qoftë trendeve në funksion të avancimit të proceseve”.
Sipas Qeverisë së Kosovës, është raportuar progres në:
Qeveria e Kosovës thekson se Kosova nuk ka dilema për rrugën e saj drejt BE-së, përkundër faktit që në BE janë të ndarë sa i përket integrimit të Kosovës në familjen evropiane.
“Progresi i përmendur në këtë raport është dëshmi e qartë se të gjitha kriteret për liberalizim të vizave janë përmbushur. Pavarësisht se raporti i progresit nuk është mekanizmi përkatës për vlerësim të plotësimit final të kritereve, vonesat në liberalizimin e vizave nuk munden më të arsyetohen me mos plotësim kriteresh. Kosova e ka kryer punën e vet. Me të drejtë Kosova pret që BE tash të njohë këtë progres dhe mekanizmat relevantë të japin dritën e gjelbërt për liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
“Pavarësisht kësaj, ne na presin sfida të tjera të mëdha për të përmirësuar jetën e qytetarit të vendit, na presin shumë punë, për të cilat Qeveria e vendit është e përkushtuar t’i kryej, konform aspiratave tona, të një shoqërie demokratike dhe të integruar”.
Sfidat e përmendura në raport, Qeveria e Kosovës thotë se do t’i identifikojë dhe do të punojë që këto të tejkalohen sa më shpejt që të jetë e mundur.