Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e paralajmëruar në orën 13:00.
Në këtë mbledhje pjesë e rendit të ditës nuk është projektligji për FSK-në.
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2016, shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2017-2021, shqyrtimi i Propozim-vendimit për nisjen e procesit të planifikimit të IPA 2018-2020, janë disa nga pikat e rendit të ditës që do të diskutohen.