Qeveria ka prezantuar platformën shtetërore për fazën finale të dialogun me Serbinë. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do ta procedojë në Kuvend platformën shtetërore për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas tij, për platformën do të njoftohet edhe presidenti Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se kjo platformë përfshinë material i cila i siguron Kosovës një proces jo vetëm të sigurt dhe transparent, por edhe gjithëpërfshirës.
“Qeveria do t’i propozojë Kuvendit një platforme për dialogun, e cila më pas do të miratohet nga deputetët si rezolutë. Në të janë të përfshira disa pika që i sigurojnë Kosovës, jo vetëm një proces të sigurt dhe transparent, mirëpo edhe proces gjithëpërfshirës për tërë spektrin politik”.
“Ky është një material që ia mundëson Kuvendit, deputetëve me kontribuar me pikëpamjet e veta. Ata nuk besoj që do të tjetërsojnë këtë”.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha se kjo platformë ndër të tjera flet edhe për një njohje të Serbisë si dhe për anëtarësim në OKB, raporton EO.
“Tek respektimi i unitetit politik maksimal shprehet me 80 vota unë mendoj se është mirë me pas një unitet”.
“Ne si Qeveri kërkojmë që të kemi një mekanizëm politik se si të përfaqësohemi është ftesë për të gjitha partitë politikë për përfshirje në dialog”.