Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim vendimin për miratimin e aranzhimeve lidhur me finalizimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë të vitit 2011 të arritur me 14 shtator 2016 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e ka vlerësuar të rëndësishme këtë marrëveshje, duke thënë se përmes saj vendoset reciprociteti në tabelat e automjeteve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri bëri të ditur se largimi i tabelave ilegale të aplikuara njëanshëm nga pala serbe, do të bëhet me një kohëzgjatje prej 12 muajve.
“Largimi i tyre do të zgjas 12 muaj dhe në fund të kësaj periudhe nuk do të lejohen të qarkullojnë më tabela të vjetra. Qeveria ka hapur katër zyre në veri për t’i pajisur qytetarët me dokumente”, tha Tahiri.