Qeveria në seancën e sotme, e cila është ende në vazhdim, miratoi vendimin për shkarkimin e prokurorit të deritanishëm publik Marco Zvrlevski, transmeton Gazeta Express.
Vendimi i qeverisë, ditët e ardhshme duhet të dërgohet në Parlament, ku institucioni ligjvënës duhet të votojë këtë vendim të qeverisë.
Kuvendi pasi të marrë propozimin e Qeverisë të plotësuar edhe me mendimin e Këshillit të Prokurorëve, do duhet ta vëjë në rend dite votimin për shkarkimin e kryeprokurorit.
Nëse ka dëshirë, në seancë mund të vijë edhe Marko Zvrlevski për të dhënë argumente kundër shkarkimit.
Shkarkimi i Zvrlevskit bëhet me shumicë të thjeshtë ose 61 vota deputetësh që e bën mëse të qartë se Zvrlevski më do të largohet nga posti i kryeprokurorit.