Qeveria e Maqedonisë shpall tre ditë zie për ngjarjen në Tetovë, kërkon që ekspertë të huaj të kryejnë hetime

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e zjarrit tragjik në qendrën e modular për Kovid në spitalin në Tetovë, dhe në shenjë ngushëllimi me familjet e tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë tre ditë zie në të gjithë vendin.

Ditë zie është shpallur për sot, nesër dhe pasnesër (e enjte, e premte dhe e shtunë), ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ulet në gjysmështizë.

Në këtë seancë, Ministrat e Brendshëm dhe të Shëndetësisë informuan për situatën e përcaktuar deri tani nga zjarri me pasoja tragjike dhe theksuan se inspektimi për përcaktimin e shkaqeve vazhdon edhe sot.

“Qeveria falënderon të gjitha vendet e rajonit, Evropën dhe botës, për ngushëllimet e shprehura për ngjarjen tragjike dhe ka vendosur të pranojë ofertën e disa aleatëve të NATO -s për të dërguar në vend ekspertë me nivelin më të lartë të ekspertizës në hetimet e zjarreve për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve të zjarrit në qendrën Kovide në Spitalin e Tetovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga zjarri i mbrëmshëm tragjik në Tetovë, jetën e humbën 14, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme