Qeveria miraton Marrëveshjen Kornizë Ushtarake me Turqinë

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 15:14 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Marrëveshjen Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo marrëveshje parasheh ndër të tjera bashkëpunimin me Turqinë në stërvitje dhe edukim ushtarak, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare.

“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, shkëmbim të inteligjencës ushtarake,  operacione paqeruajtëse dhe humanitare”, ka thënë ai.

Të ngjashme