Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar ndryshimet në Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka paraqitur para kabinetit qeveritar ndryshimet e bëra.
Ai ka bërë me dije se kanë marrë edhe rekomandime nga komisioni i Venecias e që të gjitha i kanë inkorperuar në Projektligj.
“Projektligji në kuadër të këtij ndryshimi përcakton kontrollin e subjekteve politike, publikimit të raporteve të auditimit”.
“I jemi drejtuar komisionit të Venecias, rekomandimet i tyre janë inkorperuar në draftin e këtij Projektligji”.