Qeveria miraton Kodin e Procedurës Penale

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 14:51 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar ka miratuar Projekt Kodin e Procedurës Penale. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se në hartimin e këtij projekt-kodi janë shqyrtuar rreth 220 nene të cilat garantojnë fushën e së drejtës, raporton Ekonomia Online.

“Pas një punë rreth 1 vjeçare grupi punues i përbërë nga ekspert ndërkombëtare e vendor ka hartuar draftin. Krijimi i një infrastrukture dhe ambienti të qëndrueshëm të së drejtës. 220 nene janë shqyrtuar dhe harmonizuar. Pjesa me e rëndësishme e këtyre neneve janë ndryshuar sipas praktikave më të mira ligjore. Është heqja e shqyrtimit të dytë, çështja e konfiskimeve, përfshirja e gjykimit në mungesë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme