Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikim të marrëveshjes financiare për IPA2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha se kjo marrëveshje parasheh financimin e projekteve të shumta për tu afruar me politikat e BE, raporton EkonomiaOnline.
Ajo propozoi të kalohet sa më shpejt në kuvend për ratifikim për shkak se afati i skadimit është në fund të vitit.